11 vjet burgim ndaj dy të akuzuarve për vjedhje në Viti

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 11 vjet burgim e 2000 mijë euro gjobë dy të akuzuarit për veprën penale “Vjedhje”.
“Të akuzuarit me datë 30.05.2020, në ora 02:30 minuta, në rrugën “Adem Jashari” në Komunë e Vitisë në bashkëveprim kanë kryer vjedhje grabitqare në SHPT “Dunhill”, fillimisht thyejnë drynin e derës së kioskës, hynë në kioske dhe nga aty marrin te gjitha llojet e cigareve të ndryshme, e pastaj i vendosin në veturën e markës “Volvo”, duke hyrë në veturë, vjen patrulla e policisë dhe me qëllim që pasurinë e vjedhur ta mbajnë ushtrojnë kanosje ndaj policisë duke shtënë me revole dhe në këtë mënyrë arrijnë të i’u shmangen policisë, por për shkak të një defekti të automjetit e lënë këtë veturën me cigare në hyrje të fshatit Drobesh dhe i shmangen policisë, duke u larguar nga aty dhe duke marr-vjedhur pastaj një veturë tjetër të markës Golf V në një shtëpi tjetër dhe duke ikur me këtë veturë i’u shmangen përfundimisht kapjes nga Policia”, bëhet e ditur në komunikatë.
Sipas njoftimit, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, të akuzuarve u ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 5 vjet e gjashtë muaj burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 1000 euro, për secilin të akuzuar.
Gjykata ka nxjerrë vendim duke i vazhduar masën e paraburgimit të akuzuarve deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit./21Media

Back to top button