Gjykata e Apelit i ka caktuar 11 vjet burgim të akuzuarit për krime lufte.

Në një komunikatë për media u bë e ditur se Gjykata e Apelit gjeti se në veprimet e të akuzuarit D.K, gjetu se në veprimet e të akuzuarit të ndërmarra gjatë luftës së fundit në Kosovë, konkretisht ndërmjet datës 25-27 mars 1999, përmbushen të gjitha elementet e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

“Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, e ka aprovuar pjesshëm ankesën e mbrojtësve të akuzuarit D.K. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren, i datës 22.06.2020, është ndryshuar vetëm sa i përket cilësimit juridik të veprës penale dhe vendimit mbi dënim. Gjykata e Apelit, gjeti se në veprimet e të akuzuarit, të ndërmarra gjatë luftës se fundit në Kosovë, konkretisht ndërmjet datës 25-27 mars 1999, përmbushen të gjitha elementet e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë( LPRSFJ), vepër kjo sanksionuar edhe sipas nenit 3 Konventës së Gjenevës dhe protokollit të dytë të saj”, u bë e ditur në komunikatën e Apelit.

I akuzuari, është dënuar nga Gjykata e Apelit më 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim, në të cilin i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim.

Nga Gjykata e Apelit informuan se sapo të jetë i gatshëm, aktgjykimi do t’iu dërgohet palëve sipas procedurave të parapara me ligj dhe do të publikohet i edituar në faqen zyrtare të gjykatës.