110 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 88 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Ndërkaq, nga këta pacientë 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 110 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 88 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 582 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 53 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.