111 afganët do të strehohen në një kamp përballë Bondsteel-it

111 shtetas të Afganistanit arritën sonte në Kosovë.
Siç njoftoi ministri i Punëve të Jashtme, Xhelal Sveçla, afganët pas testimit për COVID-19, do të vendosen në ish-kampin e Bechtel Enkas i cili ndodhet përballë Bondsteel-it në Ferizaj.
Sveçla bëri të ditur se afganë të tjerë pritet të vijnë qysh nesër, shkruan rtv21.tv
Presidentja Vjosa Osmani, tha se me pritjen e afganëve treguam se ne i kemi hapur jo vetëm dyert, por edhe zemrat tona për ta.
Kurse kryeministri Albin Kurti tha se është nder për të dhe të gjithë që mund të ndihmojmë afganët.
“Kur është puna per partneret tanë siç janë SHBA-të, nuk ka pyetje pse, por si”, tha Kurti.
Ai falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n për bashkëpunimin./21Media

Back to top button