Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka informuar se në 24 orët e fundit 111 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 nga gjithsej 854 teste të realizuara. Sipas qyteteve: Shkup 63, Kumanovë 11, Shtip 12, Tetovë 8, Veles 3, Ohër 1, Gostivar 3, Kriva Pallankë 1, Koçani 9.

Ndërkohë Instituti për shëndet publik ka regjistruar 6 pacientë të shëruar, raporton TV21.

Në klinikën për sëmundje infektive kanë vdekur dy persona, një paciente nga Struga 53 vjeçare dhe një pacient nga Prilpepi 80 vjeçar./21Media