Tokio ka konfirmuar sot edhe 111 raste të reja me koronavirus. Një ditë më parë, Tokio konfirmoi 131 raste të reja, duke bërë që guvernatori Yuriko Koike, i cili pritet t’i fitojë zgjedhjet, t’i urdhërojë njerëzit t’i shmangin udhëtimet jo urgjente nga kryeqyteti dhe të punojnë nga shtëpitë e tyre.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Japoni është mbi 19 mijë./21Media