Një gjysh nga Rumania mori titullin si burri më të vjetër në botë. Ai thotë se dashuria është sekreti i jetës së gjatë.

Dumitru Comanescu, i moshës 111 vjeç dhe 203 ditë i vjetër, trashëgoi titullin pas vdekjes së burrit britanik Bob Weighton. Comanescu i moshës 110 plus – lindi në 8 nëntor 1908 në Proviţa de Jos.

“Ndihem i nderuar dhe i bekuar që jam zyrtarisht njeriu më i vjetër në botë dhe për të përfaqësuar Rumaninë në nivelin më të lartë! Është e jashtëzakonshme!”, tha Comanescu, i cili jeton në Qendrën e Bukureshtit për të moshuarit.

Ai tha se sekreti i jetës së tij të gjatë ishte dashuria e gruas së tij, djemve dhe nipërve dhe u tha fansave “shpresoj se do të më tejkaloni”, transmeton rtv21.tv.

Comanescu u diplomua në universitet në 1933 dhe punoi si inxhinier bujqësor dhe në patologjinë e bimëve për 70 vjet.

Gjyshi ka jetuar përmes një numri mbresëlënës momentesh historike, përfshirë të dy luftërat botërore, diktaturat e shumta ushtarake Rumune, si dhe pushtimin e Bashkimit Sovjetik të Rumanisë midis 1944 dhe 1958./21Media