Një rrëfim emocional nga stërgjyshja 112 vjeçare, për ngjarjet gjatë kohës së luftës

Një rrëfim emocional nga stërgjyshja 112 vjeçare, për ngjarjet gjatë kohës së luftës

Tahire Sinani, në janar të këtij viti festoi ditëlindjen e saj të 112-të. Ajo lindur ne Abri të Epërme me 1 janar 1906.

Tahire Sinani e cila kishte përjetuar Luftën e Parë dhe te Dytë Botërore si dhe Luftën Çlirimtare të Kosovës, pushtuesit bullgarë dhe serbë i cilëson si më të këqijtë, shkruan rtv21.tv.

Ajo tregon se si bullgarët ua merrnin ushqimin dhe në mungesë të ushqimit asaj i kishte vdekur nëna, vëllai e motra pasi nga uria kishin ngrënë barishte siç e quante ajo ‘tomelqak’ nga e cila edhe kishin vdekur, duke e lënë jetime në moshë të re, duke i lënë mbi vete barrë të madhe e cila e bëri të martohej në moshë më të shtyrë.

Tahirja sot jeton me djalin e saj 72 vjeçar, Zymberin./21Media