Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut  janë bërë gjithsej 1032 testime, ndërsa janë regjistruar 115 raste të reja me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) sot ka regjistruar 40 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup-26, Veles-2, Gostivar-3, Kërçovë-3, Resnjë-6. Kanë vdekur shtatë persona, pesë pacientë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një pacient nga Krusheva.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje febrile kanë vdekur dy pacientë të moshës 50 dhe 70 vjeçe.

Në SPQ “8 Shtatori” kanë vdekur pesë pacientë të moshës 56, 62, 64, 65 dhe 82 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 nga fillimi i epidemisë arrin 7046, numri i pacientëve të shëruar është 3027, të vdekur janë 341, ndërsa për momentin raste aktive në vend janë 3678. /TV21