Vazhdojnë të mos njohin ulje numrat e Covid-19 në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 117 raste të reja, ndërkohë që janë regjistruar 6 viktima.

Kjo e çon në 144 numrin e vdekjeve në total dhe atë të të infektuarve në 4880.

Ministria e shëndetësisë bën me dije se janë kryer 500 testime për persona të dyshuar.

Ndërkohë situata në spitale shfaqet shqetësues ku 114 persona janë të shtruar, 19 në terapi intensive dhe 3 të intubuar. /oranews