Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPKme metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 489 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 157pacientë.

“Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 48 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë”, bëhet e ditur në raportin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive deri tani në Kosovë është 5.735 raste nga 31.056 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Kurse, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.632. /21Media