Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se me datën 14 qershor në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar 420 mostra nga QKUK dhe nga gjurmimi në terren, me ç’rast kanë rezultuar 119 raste pozitive. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 5 mijë e 237 nga 29 mijë e 60 testime.

Rastet pozitive janë në Prishtinë 63, Gjakovë 12, Drenas 6, Fushë Kosovë 5, Pejë 5, Podujevë 5, Skënderaj 3, Ferizaj 2, Deçan 2, Gjilan 2, Istog 2, Kaqanik 2, Lipjan 2, Vushtrri 2, Obiliq 2, nga 1 në Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë dhe Rahovec.

IKSHPK-ja konfirmoi se janë shëruar edhe 92 pacientë teksa numri i të shëruarve ka shkuar në 2 mijë e 462 raste. Ndërsa raste aktive janë 2 mijë e 663./21Media