Mos kompletimi i KQZ-së, Artan Behrami thirrje Vjosa Osmani: Mos ia lë këtë në dorë një mili”anteje si Albulena Haxhiu

Deputeti i PDK-së Artan Behrami për RTV21 ka folur lidhur me mos emrimin e anëtarit të dhjetë në KQZ-së nga presidentja Osmani të cilës vetëm veq së po i përfundon afati.

Behrami gjithashtu ka pasur një kërkesë drejtuar Osmanit, ”mos ia lë këtë në dorë një militanteje si Albulena Haxhiu”.

“Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar edhe njëherë nga presidentja Osmani që të emërojë të dytin në KQZ nga partia Demokratike e Kosovës sidomos pas vendimit të gjykatës kushtetuese prandaj ne presim që urgjentisht ajo edhe në frymën e këtij vendimi por edhe në frymën e argumentit që ne i kemi dhënë si parti të vendos për lirinë e dytë qe pdk duhet ta ketë patjetër në KQZ“ tha ai ndër të tjera./RTV21/21Media

Back to top button