Po vazhdon të jetë i lartë numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë. Krahas kësaj edhe numri i rasteve aktive po shënon rritje dita ditës.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në Kosovë aktualisht raste të regjistruara aktive janë, 12 mijë e 864 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 35.549 raste nga 134.318 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 939 raste të vdekjes  dhe 21.746 të shëruar./21Media