Në komunën e Malishevës dje nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus. Sipas të dhënave të IKSHPK-së, një person u shërua nga kjo komunë dhe një person doli negativ në testin për Covid-19.

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVOD-19 në Malishevë, është duke punuar 24 orë në ditë, duke e përcjellë situatën, dhe sipas nevojës edhe duke intervenuar në ofrimin e shërbimeve për të gjithë ata që kanë nevojë, e në veçanti për rastet aktive të prekura me COVID-19.

“Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 94 të prekur me COVID-19, prej tyre 78 janë shëruar, 12 raste janë aktive, ndërsa 4 raste kanë përfunduar me vdekje.”, bëhet e ditur në njoftim./21Media