12 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orët e fundit nga 1 mijë e 559 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në njofttim bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.743. Në total numri i rasteve aktive është 323.
Sa i përket vaksinimit kundër covid-19 Ministria njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.627 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.610.960 doza të vaksinës.
Deri më sot 759.134 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media