Himni shtetëror i Kosovës sot mbush 12 vjet nga miratimi në Kuvendin 120 anëtarësh, që kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Propozimi me shifrën “Europa” ishte miratuar më 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë si himn shtetëror me 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime.

Kur ishte propozuar melodia e autorit Mendi Mengjiqi, himni kishte pasur edhe vargjet e shkruara, por për shkak të restrikcioneve nga pakoja e ish-presidentit Martti Ahtisaari, komisioni përzgjedhës ishte detyruar të heqë tekstin.