120 euro për çdo fëmijë të porsalindur në Vushtrri

Aprovohet propozimi i Tahirit

Komuna e Vushtrrisë ka aprovuar propozimin e të parit të komunës, Xhafer Tahirit për mbështetjen e secilit çift vushtrrias që bëhet prindër.

Tahiri, është shprehur i lumtur që Kuvendi Komunal e ka mbeshtetur propozimin e tij për të mbështetur të porsalindurit me nga 120 euro, ku synohet të blihet 1 shtrat ose një pako me mjete të nevojshme për të porsalindurit.

“Jam i lumtur që Kuvendi i Komunës ka aprovuar propozimin tim për mbështetjen e familjeve me fëmijë të porsalindur. Ky është lajm i mirë për të gjitha familjet e reja në qytetin tonë. Falënderoj asambleistët për votimin e këtij propozimi.” ka shkruar ndër të tjera Tahiri në Facebook. /21Media 

 

 

Back to top button