Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 120 raste të reja të të infektuarve nga Covid-19, dy viktima dhe 16 të shëruar.

Të infektuarit janë 67 nga Shkupi, 19 nga Kumanova, 16 nga Shtipi,9 nga Tetova, 4 nga Prilepi, 2 nga Veles, kurse nga 1 rast janë regjistruar në Gostivar, Negotinë dhe Strumicë, raporton TV21.

Viktimat janë një 65 –vjeçar dhe një 69 –vjeçar, kurse të shëruarit:

– Shkup 8
– Shtip 3
– Prilep 2
– Tetovë 1
– Veles 1
– Manastir 1

Nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 33114 testime, prej të cilëve 2611 kanë rezultuar pozitiv. Nga ky numër, janë shëruar 1621, kurse betejën me virusin e kanë humbur 147 të tjerë.

Raste aktive janë 843./21Media