Humphrey Bogart është njëri ndër emrat e njohur të kinematografisë amerikane dhe botërore. Ai u lind në New York më datën 25 dhjetor të vitit 1899. Gjatë Luftës së Parë Botërore shërbeu në marinën detare ku dhe u plagos. Më vonë shfaq prirje për film dhe teatër dhe nis të jetë i pranishëm në skenat e Broadway-t fillimisht si asistent, kurse më vonë si aktor ndjek hapat e nënës së tij.

Karrierën e tij e nis me disa role të vogla, dytësore, kurse roli i një krimineli në filmin “Malet me gurë” ia hap portën e madhe të artit. Bogart dhe bashkëshortja e tij Lauren Bacall u bënë aktorët më të popullarizuar të kohës. Bogart konsiderohet njëri nga klasikët e kinematografisë botërore, i shndërruar në ikonë të artit dhe kulturës.

Kinematografia e Bogartit është shumë e pasur. Ai luajti në shumë filma dhe arriti të fitoi shumë çmime të rëndësishme. Ndërroi jetë më 14 janarin e vitit 1957. Disa nga filmat e famshëm në të cilët mori pjesë janë: “Casablanca”, “The Malteese Falcon”, “Key Largo”, “The Big Sleep”, e të tjerë.