Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar 589 gjithsej mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Gjakovë, Kamenicë, Lipjan dhe Vushtrri.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Gjatë këtyre orëve janë regjistruar 2 viktima nga COVID-19, duke e çuar numrin e vdekjeve në 627. Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 15.663 raste nga 668.463 persona të dyshimtë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 123 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.359./21Media