124 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali bëjnë të ditur se dy pacientë janë në respiratorë ndërsa 99 të tjerë janë në oksigjenoterapi dhe 19 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë që 24 orëshin e fundit raportohet që në Spitalin e Pejës janë shëruar nga COVID-19 nëntë pacientë.

“9 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. 124 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 Pacientë janë në Respirator, 99 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin nga spitali.

Ndërkohë që me COVID-19 janë të infektuar edhe 30 mjekë, 10 infermierë dhe 7 punëtorë të Shërbimit Administrativ dhe Teknik.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 193 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në Kosovë aktualisht raste të regjistruara aktive janë, 12 mijë e 864 persona. Numri total i rasteve pozitive është 35.549 raste nga 134.318 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 939 raste të vdekjes  dhe 21.746 të shëruar./21Media