Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 974 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve janë konfirmuar 124 raste pozitive me COVID-19.

Gjatë kësaj kohe nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Kurse 49 pacientë kanë arritur të shërohen nga ky virus, duke e çuar  numri i përgjithshëm të të shëruarve në 14 mijë e 836 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 770.

Numri total i rasteve pozitive është 17 mijë e 263 raste nga 82 mijë e 678 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga Komuna Prishtinë 72 raste, Komuna Gjilan 9 raste, Komuna Mitrovicë 7 raste, Komuna Fushë Kosovë 5 raste, Komuna Prizren 5 raste, Komuna Drenas 4 raste, Komuna Skënderaj 4 raste, Komuna Suharekë 3 raste, Komuna Kamenicë 2 raste, Komuna Malishevë 2 raste, Komuna Obiliq 2 raste, Komuna Pejë 2 raste, Komuna Podujevë 2 raste, Komuna Viti 2 raste, Komuna Vushtrri 2 raste dhe Komuna Lipjan 1 rast./21Media