124 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

 

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u regjistruan 124 raste të reja nga 500 testime të kryera në total.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon – 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos.

Fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 qytetarë, 1 në Shkodër dhe 3 në Tiranë. Numri total i viktimave ka shkuar në 193.

Akoma më serioze është situata në spitalet ku aktualisht janë 116 të shtruar. 18 pacientë janë në terapi intensive prej të cilëve 4 janë të intubuar.

Këtë të shtunë (8 gusht) u regjistruan 41 pacientë të shëruar ku në total, 3,268 qytetarë kanë fituar betejën me koronavirusin.

Back to top button