Janë regjistruar 125 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 1019 teste të realizuara në 24 e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Rastet e reja janë: 89 nga Shkupi, 11 nga Tetova, 8 nga Ohri, 4 nga Kumanova, 3 nga Struga, nga 2 raste në Shtip, Prilep dhe Strumicë dhe nga 1 rast në Veles, Gostivar, Kërçovë dhe Resnje.

Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 6 pacientë të shëruar, dhe atë 1 në Shkup, 1 në Prilep,4 në Veles.

Ndërsa kanë ndërruar jetë 7 persona, tre nga Shkupi, një nga Shtipi, një nga Tetova dhe dy nga Struga.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në vend ka arritur në 3364, numri i pacientëve të shëruar 1664, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën është 164. Numri i rasteve aktive është 1536./TV21