Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut, nga 904 teste të realizuara 127 persona janë diagnostikuar me virusin korona, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Shkup-57,Kumanovë-4, Shtip-13, Ttetovë-6, Strugë-10, Ohër-7, Kavadarcë-1, Gostivar-8, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Kratovë-2, Sveti Nikollë-12 dhe Kërçovë-4.

Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 83 persona të shëruar.

Shkup-35, Shtip-8, Tetovë-33, Veles-1, Gostivar-5 dhe Pehçevë-1.

Ndërsa 8 persona kanë humbur betejën me virusin korona. Pesë pacientë nga Shkupi, një nga Tetova, një nga Struga dhe një pacient nga Kërçova. /TV21