Erdogan: Nuk jam diktator, mund të vdes në çdo moment!

Presidenti i Turqisë dha intervistën e parë pas fitores në referendum

Presidenti i Turqisë, në intervistën dhënë kanalit CNN, shpjegoi se ndryshimet kushtetuese, me të cilat ai siguroi pushtet absolut, nuk nënkuptojnë se ai është shndërruar në diktator dhe tha se referendumi as që është organizuar për të.

Erdogan me këtë rast tha se ai nuk është i pavdekshëm dhe mund të vdes në çdo moment. Presidenti turk më tutje mohoi me këmbëngulësi se nuk është qëllimi i tij që të shkatërroi sistemin aktual, përkundër faktit se në referendumin e javës së kaluar u votuan për atë që Erdoganit t’i jepen kompetenca për të emëruar vetë gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, ministrat dhe që të heq funksionin e kryeministrit, shkruan rtv21.tv

Erdogan pranoi se është e vërtetë se ndryshimet janë gjithëpërfshirëse, por shtoi se kjo nuk nënkupton se ai do të bëhet diktator, ngase sipas tij, aty ku ka diktaturë, nuk ka sistem presidencial, duke thënë se referendumi ishte tejet demokratik dhe shprehje e vullnetit të popullit.

Presidenti turk me këtë rast nuk përmendi fare faktin se Turqia është një vend tejet i përçarë pas referendumit, duke pasur parasysh fitoren e tij të ngushtë, e as akuzat që po vijnë nga të gjitha anët për atë se referendumi ka qenë i parregullt. Erdogan me këtë rast kritikoi edhe Bashkimin Evropian, duke thënë se Turqia për 54 vjet me radhë ka qëndruar para dyerve të unionit, se ka tentuar të përmbushë të gjitha kërkesat e Brukselit, duke shtuar se evropianët nga ana tjetër thjeshtë nuk kanë përmbushur premtimet e tyre.

Për dallim nga udhëheqësit evropianë, të cilët shprehën brengën e tyre për shkak të rezultatit të referendumit në Turqi, presidenti amerikan, Donald Trump, i telefonoi Erdoganit, duke ja uruar fitoren në referendumit.

Erdogan tha se është mirë që Trump i ka telefonuar dhe shtoi se do të ishte më mirë, nëse takohet personalisht me të, duke nënvizuar se atij personalisht i pëlqen Trumpi dhe se vendimet e tij po e bëjnë të lumtur.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlud Çavushogllu, tha sot se Erdogan do të takohet me Trumpin muajin e ardhshëm dhe atë në margjina të samitit të NATO-s./21Media

Back to top button