Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar 129 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 385 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej tyre me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 129 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 46 (sipas vendbanimit: 45 raste Prishtinë dhe 1 rast Hajvali), komuna e Prizrenit 18 raste (sipas vendbanimit: 15 raste Prizren, 1 rast Mazrek, 1 rast Reçan dhe 1 rast Romajë), komuna e Vushtrrisë 15 raste (sipas vendbanimit: 10 raste Vushtrri, 3 raste Akrashticë, 1 rast Begaj dhe 1 rast Maxhunaj), komuna e Rahovecit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Rahovec dhe 1 rast Ratkoc), komuna e Pejës 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Pejë dhe 1 rast Buqan), komuna e Vitisë 6 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Skifteraj, 1 rast Pozharan, 1 rast Zhiti dhe 1 rast Sllatinë e epërme), komuna e Gjakovës 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rogovë, 1 rast Gjakovë dhe 1 rast Mejë), komuna e Lipjanit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Lipjan dhe 1 rast Rufc i ri), komuna e Drenasit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Sankoc dhe 1 rast Fushticë e poshtme), komuna e Fushë Kosovës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Fushë Kosovë), komuna e Ferizajit 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Komogllavë dhe 1 rast Ferizaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Kmetovc-Gjilan, Glloboçicë-Dragash, Kaçanik, Mogillë-Kllokot, Mamushë, Milloshevë-Obiliq, Likoc-Skenderaj, Maqitevë-Suharekë.

Sot janë shëruar 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 963 raste.

Nga data 8 shkurt deri më 15 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.915 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.615 raste, me gjithsej 33 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./21Media

NJËQIND E NJËZET E NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE DHJETË TË SHËRUAR!

Sot më 15 qershor 2020, në Laboratorin e…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Monday, 15 June 2020