13 mijë e 195 persona aktiv me Covid-19 në Kosovë
7 Dhjetor 2020
Edhe 13.195. persona vazhdojnë të jenë aktiv me Covid-19 në Kosovë, sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Dje janë regjistruar edhe 468 raste positive nga 1314 mostra të testuara, ndërsa janë konfirmuar 683 të shëruar.
I lartë vazhdon të jetë numri i vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë, vetëm dje janë regjishtruar 19 raste.
Numri total i rasteve pozitive është 42.805 raste nga 152.677 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.106 raste të vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 28.504 raste./21Media