13 mijë e 375 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
27 Nëntor 2020
Po vazhdon të jetë i lartë numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë. Krahas kësaj edhe numri i rasteve aktive po shënon rritje dita ditës.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në Kosovë aktualisht raste të regjistruara aktive janë, 13 mijë e 375 persona.
Numri total i rasteve pozitive është 37.028 raste nga 137.872 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 963 raste të vdekjes dhe 22. 690 të shëruar./21Media