Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para me COVID-19 numri i rasteve pozitive ka shkuar ë 41 mijë e 777 raste.

Deri më tani 27 mijë e 143 persona janë shëruar nga SARS CoV2. Megjithatë, 1 mijë e 73 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit SARS CoV2.

E vetëm gjatë ditës së djeshme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka raportuar për vdekjen e 11 personave.

Kurse numri i rasteve aktive në Kosovë tani për tani raportohet se është 13 mijë e 561./21Media