Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë konfirmuar 13 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1.123 raste.

IKSHPK gjithashtu ka njoftuar se sot janë shëruar 4 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 847 raste.

“Sot më 02 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 193 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 13 raste. Sot më 02 qershor 2020, janë shëruar 4 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 847 raste. Nga data 08 shkurt deri më 02 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.123 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, ka njoftuar IKSHPK./21Media

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE KATËR TË SHËRUAR!

Sot më 02 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, 2 June 2020