13 të lënduar në një aksident në Lipjan

 

13 persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sot në fshatin Grackë e Vjetër në Lipjan. Në aksident janë përfshirë tri automjete.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30, në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore”, ka njoftuar Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor./21Media

Back to top button