13 të vdekur dhe 180 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

 

Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit 1814 testime të realizuara, 180 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Shkup – 78, Prilep – 18, Kavadarc – 15, Tetovë – 12, Ohër – 10, Strumicë – 10, Kumanovë – 6, Veles – 6, Strugë – 6, Dojran – 3, Gostivar -2, Gjevgjeli – 2, Negotinë – 2, Shtip – 1, Manastir – 1, Kërçovë – 1, Sveti Nikollë – 1, Resnjë – 1, Kriva Pallankë – 1, Berovë – 1, Vinicë – 1, Vallandovë – 1 dhe Krushevë – 1.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 206 pacientë të shëruar, ndërkaq, 13 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19./21Media

Back to top button