Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë informoi sot se gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 13 persona që ishin të prekur me Covid-19, ndërsa u konfirmuan edhe 661 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 25.325 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 433 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Numri total i rasteve në Shqipëri ka shkuar në 49.191, kurse i viktimave në 1.016./vizionplus