13 viktima, 158 raste të reja me COVID-19 dhe 245 të shëruar

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se brenda 24 orëve janë regjistruar dhe 158 raste të reja me COVID-19 nga 471 mostra të marra. Brenda 24 orëve janë konfirmuar 13 raste të vdekjeve me SARS-COV-2.

Numri total i rasteve pozitive është 12.006 raste nga 45.868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 438 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kaçanik, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dher Skenderaj.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 245 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.639./21Media

#LIVE

#LIVE

Posted by RTV21 on Thursday, August 20, 2020

Back to top button