Një vajzë 13-vjeçare u detyrua të martohet me një 48-vjeçar në Filipine.

Asnaira Pamansag Mugaling u bë gruaja e pestë e Abdulrzak Ampatuan pas një ceremonie një ditore në qytetin Mamasapano muajin e kaluar dhe tani do të kujdeset për fëmijët e tij, të cilët janë në moshën e saj.

Nusja kishte veshur një fustan të bardhë tradicional ndërsa ishte ulur pranë dhëndrit gjatë ceremonisë së çuditshme më 22 tetor.

Asnaira pretendoi se ajo “nuk ka frikë” nga Abdulrzak sepse ai është “i mirë me të”.

“Unë jam duke mësuar se si të gatuaj sepse nuk aq e mirë tani. Unë dua ta bëj burrin tim të lumtur”, tha ajo.

 

Tre javë pasi u martua, Abdulzrak ndërtoi një shtëpi të vogël që çifti të jetonte së bashku.

Ai punon si fermer ndërsa Asnaira kryen punët e shtëpisë dhe ndihmon në kujdesin për fëmijët e Abdulrzak nga martesat e tij të tjera, të cilët janë në të njëjtën moshë me të.

“Jam i lumtur që e gjeta dhe kalova ditët me të duke u kujdesur për fëmijët e mi”, tha Abdulzrak.

Dyshja thanë se planifikojnë të kenë fëmijë kur Asnaira të mbushë 20 vjeç, përcjell rtv21.tv

Në Filipine janë rreth 726 mijë fëmijë të martuar, numri i 12-të më i lartë në botë./21Media