131 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës
17 Dhjetor 2020
131 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Nga spitali njoftojnë që aktualisht 4 pacientë janë në respirator dhe 94 janë në okisgjenoterapi.
Ndërsa 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“131 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 94 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 7 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 191 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.