Tetë persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. 2 nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 2 nga Tetova, 1 nga Velesi dhe 1 nga Kërçova, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje njoftojnë se dje, menjëherë pasi është pranuar në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse ka ndërruar jetë një pacient 57 vjeçar nga Velesi.

Në Spitalin “8 shtatori” kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Shkupi, njëri 56 vjeçar i pranuar më 11 qershor dhe një 68-vjeçare e pranuar më 13 qershor. Kanë ndërruar jetë 2 pacientë nga Kumanova, një grua e moshës 47-vjeçare e hospitalizuar më 12 qershor dhe një paciente 59-vjeçare e pranuar më 14 qershor

Betejën me virusin korona e kanë humbur edhe dy pacientë nga Tetova, një 78-vjeçar i pranuar mbërmë dhe një paciente 47-vjeçare e pranuar më 22 qershor.

Në Spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë një pacient nga Kërçova i moshës 61-vjeçare i hospitalizuar më 21 qershor.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, nga gjithsej 1208 teste të bëra, 136 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, raporton TV21. 80 janë nga Shkupi, 24 nga Tetova, 6 Kumamnova, 5 Ohri, 4 Gostivari, 4 nga Resnja, 3 nga Prilepi, 3 Velesi dhe nga një i infektuar në qytetet Shtip, Strugë, Strumicë, Kriva Pallankë, Koçan, Kërçovë dhe Negotinë.

Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 43 pacientë të shëruar. Në Shkup 26, në Tetovë 6, Veles 4, Gostivar 2 dhe nga një pacient i shëruar në Shtip, Prilep, Koçan, Probishtip dhe Kratovë.

Numri total i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut është 3095 të infektuar. Gjithsej që nga fillimi i pandemisë janë prekur 5445 persona, nga të cilët 2091 janë shëruar ndërsa 259 kanë vdekur./TV21