“Vet kemi kërkuar që të mos anëtarësohemi në BE për 10 vjet e ardhshëm”

Avni Mazreku ka folur rreth MSA-së dhe efekteve të saj

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Avni Mazreku në edicionin e lajmeve “21 LIVE NEWS” të Rtv21 ka thënë se ka diçka pozitive nga implementimi i MSA-së.

Mazreku ka thënë se matjet që janë bërë rreth implementimit të MSA-së për një preiudhë kohore kanë qenë se kjo marrëveshje është zbatuar vetëm 27 përqind.

“Kjo nënkupton se ne kemi kërkuar që afati për implementimin e kësaj marrëveshje të zgjasë 10 vjet pra vet ne kemi kërkuar që të mos anëtarësohemi në Bashkimin Evropian për 10 vjet e ardhshëm”,ka thënë Mazreku.

Po ashtu profesori tha se nëse ne implementoj vetëm 27 perqind këtë marrëveshje kjo i bjen që na duhen 30 vjet të hyjmë në BE./21Media

Back to top button