Policia venezuelase shpërndan me dhunë demonstruesit

Policia e Venezuelës përsëri sot ka ndërhyrë ndaj protestuesve me gaz lotsjellës, të cilët për javë të tëra po kërkojnë shkarkimin e Presidentit të vendit, Nicolas Maduro.

Policia ka shpërndarë një grup të demonstruesve në pjesën perëndimore të Karakasit, të cilët ishin duke u përpjekur për t’u bashkuar me grupin e madh të protestuesve, raporton agjencia franceze e lajmeve AFP, duke theksuar se tani për tani nuk ka konflikte të mëdha, sikur dje kur tre persona janë vrarë në protesta.

Protestat janë organizuar nga opozita e Venezuelës, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe kundër presidentit të vendit Maduro, i cili shihet si fajtori kryesor për gjendjen e rëndë në të cilën është shteti.

Back to top button