Krijimi i Superligës Evropiane vazhdon të ngjallë reagime të fuqishme në të gjithë botën e futbollit. Premierliga është kampionati që merr pjesë me gjashtë skuadra në këtë garë të re.

Liverpooli, Manchester City, Manchester United, Arsenali, Chelsea dhe Tottenhami kanë njoftuar se do të jenë anëtarë themelues të ligës së re të, duke lënë të ardhmen e Premier Ligës nën një pasiguri të madhe.

Dhe tani sipas “Sportsmail”, klubet e mbetura jashtë kësaj gare do të takohen nesër për të hartuar një plan veprimi rreth kësaj çështjeje,

Takimi do t’u mundësojë të gjitha klubeve një mundësi të thonë fjalën e tyre për lajmet që kanë tronditur futbollin anglez në thelbin e tij gjatë 24 orëve të fundit.

Thuhet ka një zemërim në mes 14 klubeve që janë lënë në baltë nga gjashtë ekipet e mëdha.