14 persona janë arrestuar në lidhje me sulmin e mbrëmshëm në Vjenë të Austrisë. Këtë e bëri të ditur ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer.

Ai ka njoftuar se nga sulmi terrorist kanë vdekur 4 persona, dhe 22 janë lënduar.

Qeveria e Austrisë ka shpallur tri ditë zie në shenjë solidarizimi me viktimat.

Ministria e Brendshme e Austrisë, po vazhdon të bënë thirrje për njerëzit të shmangin qendrën e qytetit, dhe nëse kanë mundësi të qëndrojnë në shtëpi./21Media