Nga 19 raste që u konfirmuan sot me koronavirus në Kosovë, 14 janë nga komuna e Vushtrrisë. Rastet pozitive janë raste kontakti në lidhje familjare sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik.

I pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri u shpreh se te gjitha rastet me koronavirus me vendim të Inspektorit Sanitar të Komunës janë në vetizolim dhe nën mbikqyrje të Policisë së Kosovës dhe të Shtabit Emergjent Komunal. Ai bëri të ditur se në fshatrat e Vushtrrisë ku ka të prekur me koronavirus, shkollat s’do të hapen.

“Shtabi Emergjent dhe DKA kanë vendosur që në fshatrat ku ka raste me Covid 19 të mos hapen shkollat për klasën e 9 por të vazhdojë mësimi online. Po ashtu bashkë me KBI në Vushtrri është vendosur që xhamitë në këto lokalitete të mbyllen deri në një vendim tjetër.”, ka shkruar mes tjerash Tahiri në Facebook.

Në fund Tahiri apeloi tek qytetarët të kenë kujdes./21Media