14 të vdekur, 172 raste të reja me koronavirus dhe 114 të shëruar

 

Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 506 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 172 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 10 mijë e 419 raste nga 41 mijë e 152 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 341 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime.”, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 114 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6 mijë e 58 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4 mijë e 20./21Media

Back to top button