14 persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa u konfirmuan dhe 461 raste të reja.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 192 raste në Tiranë, 65 raste në Shkodër, 42 raste në Fier, 33 raste në Vlorë, 19 raste në Durrës, 15 raste në Dibër, 14 raste në Berat, 11 raste në Korçë, 10 raste në Elbasan dhe Lushnje, 6 raste në Lezhë, 5 raste Malësi e Madhe dhe Kavaja, 4 raste Gjirokastra, 3 raste në Kurbin, Kamëz, Peqin, Klos, Kuçovë, 2 raste në Vau Dejës, Mallakastër, Tropojë, Kukës, Krujë, 1 rast në Skrapar, Bulqizë, Tepelenë, Mat, Rrogozhinë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 290 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,121 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 391 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

14 qytetarë që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 45-89 vjeç.

COVID-19 – Statistika (20 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 461
Të shëruar në 24 orë 290
Të shtruar në spitale 391
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 1927

Testime totale 238,715
Raste pozitive 53,003
Raste të shëruara 28,121
Raste Aktive 23,794
Humbje jete 1088

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12801
Fier  1734
Durrës  1340
Shkodër 1337
Vlorë 1119
Korçë 1102
Elbasan 981
Berat 962
Lezhë 939
Gjirokastër 565
Kukës 487
Dibër 427/oranews