Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 753 raste të reja me koronavirus dhe 14 humbje jete.

Në total janë kryer 2532 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 431 raste në Tiranë, 49 në Berat, 48 në Durrës, 46 në Lezhë, nga 23 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Kavajë, 17 në Fier, 15 në Krujë, 13 në Kurbin, 11 në Pogradec, 8 në Bulqizë, nga 7 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, nga 6 raste në Skrapar, Vlorë, nga 5 raste në Kukës, Mat, 4 në Elbasan, nga 1 rast në Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Kuçovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 347 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.527 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 450 pacientë, 38 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Fieri, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Hasi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetare nga Gramshi të moshave 53-86 vjeç.

COVID-19 – Statistika (08 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 753
Të shëruar ne 24 orë 347
Të shtruar në spitale 450
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 2.532

Testime totale 208.503
Raste pozitive 44.436
Raste të shëruara 22.527
Raste Aktive 20.973
Humbje jete 936

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 11364
Fier 1620
Durrës 1374
Korçë 1119
Vlorë 1053
Shkodër 899
Elbasan 835
Lezhë 775
Berat 742
Gjirokastër 489
Kukës 438
Dibër 265./oranews