Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka bërë të ditur se 14 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit, ndërsa janë konfirmuar edhe 788 raste të reja.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 222 raste në Tiranë, 111 në Shkodër, 77 në Fier, nga 34 raste në Krujë, Lezhë, 31 në Berat, 27 në Sarandë, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Librazhd, nga 16 raste në Gramsh, Mat, 15 në Kavajë, nga 14 raste në Korçë, Elbasan, nga 13 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 11 raste në Peqin, Has, 10 në Përmet, nga 8 raste në Mirditë, Pogradec, 7 në Delvinë, nga 5 raste në Mallakastër, Gjirokastër, nga 4 raste në Skrapar, Dibër, Pukë, Kurbin, nga 3 raste në Kukës, Kolonjë, nga 2 raste në Devoll, Malësi e Madhe, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 300 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.820 që nga fillimi i epidemisë.

Situata në spitale

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 23 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Viktimat

Në 24 orët e fundit nuk ka arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen prof. Mihal Kërçi, mjeku i njohur anestezist, i cili ka pasur një kontribut të çmuar në mjekësinë shqiptare. Kanë vdekur edhe 13 qytetarë, që kanë qenë të prekur me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 43-83 vjeç.

COVID-19 – Statistika (13 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 788
Të shëruar ne 24 orë 300
Të shtruar në spitale 454
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 2.501

Testime totale 221.676
Raste pozitive 48.530
Raste të shëruara 24.820
Raste Aktive 22.707
Humbje jete 1003

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12162
Fier 1747
Durrës 1402
Korçë 1157
Vlorë 1146
Shkodër 1139
Elbasan 964
Berat 843
Lezhë 823
Gjirokastër 550
Kukës 448
Dibër 326/oranews