“Breakdance” është një stil i veçantë i kërcimit që së fundmi është pranuar si lloj sporti në lojërat olimpike.

Tani, në Gjermani është duke u bërë përzgjedhja e 40 femrave dhe meshkujve më të mirë në breakdance për lojërat olimpike të cilat do të mbahen në vitin 2024. Deri më tani janë paraqitur vetëm 8 vajza, ndërsa prej meshkujve kanë qenë 32 paraqitje.

Në mes të kandidatëve është edhe Plarent Kiçmari, një djalosh 14 vjeçar nga Podujeva por që jeton në Gjermani së bashku me familjen e tij. Vitin e kaluar në Kampionatin Botëror të Breakdance dhe Hip-hop “IDO-Worldchampionship 2019“ Kiçmari ishte ndër më të mirët në botë ku edhe e mori vendin e katërt pas kualifikimit të tij si kampion i Gjermanisë në kuadër të “Solo Junior Breakdance” për moshat 12-16 vjeçe.

Këtë edicion ai mban numrin 24 në video dhe është duke e kërkuar votën tuaj, pasi që tre kandidatët më të votuar do të kalojnë direkt në përzgjedhjen e parë.

Emri i tij në kampionat është “BBoy Plarent” dhe ka videon me numër 24 ndërsa mund të votoni në linkun e bashkangjitur më poshtë./KP

https://doodle.com/poll/iavy2chpv7z7bnzc?fbclid=IwAR1dOAYDpb80vCwrY-2dJu-vNBGWodw7be1oSLOTepLYtlW6m_tdqlQemtI