140 punëtorë shëndetësor kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Iran qysh nga fillimi i pandemisë.

“Ne ua kemi borxh jetën atyre dhe në nderim të tyre, ne duhet t’ju përmbahemi protokolleve shëndetësore”, tha Sima Sadat Lari, një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë.

Në vend u pa një rritje e shpejtë të numrit të rasteve me koronavirus kohët e fundit, pas relaksimit të masave kah mesi i muajit prill.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në Iran u regjistruan 264 mijë e 561 të infektuar dhe 13 mijë e 410 viktima nga koronavirusi.

Zyrtarët shëndetësor thanë se numri i rasteve të reja mund t’i atribuohet testimeve më të mëdha, dhe për shkak se njerëzit po i injorojnë rregullat e distancës fizike.

Presidenti Hassan Rohani i urdhëroi njerëzit t’i respektojnë rregullat, e sidomos distancën sociale./21Media